Çështja Coutinho

Futboll

Çështja Coutinho

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 17:21
Çështja Coutinho

Milan këtë javë do të mbyllë operacionet për Olivier Giroud dhe Brahim Diaz, me të cilët është arritur çdo marrëveshje ekonomike dhe gjithashtu ekzaminimet mjekësore janë programuar, por ajo që po ndikon më shumë në ambjentin kuqezi është “playmaker”  që do të zëvendësojë Hakan Calhanoglu. 

Duhet të jetë një lojtar cilësor dhe Stefano Pioli e kërkoi shprehimisht këtë në konferencën e parë për shtyp të këtij seozni të ri, për të mos përmendur që ai duhet të ketë gjithashtu një profil ndërkombëtar për tu përballur me vështirësitë e Champions Leagues.

Hakim Ziyech, mbetet në krye të listës së kandidatëve: duke pasur parasysh precedentët e Tomori dhe Giroud, marrëdhëniet midis Milanit e Chelsea-t duken të mira dhe sugjerojnë një skenar pozitiv; gjithashtu marokeni  është një lojtar që di të lëvizë edhe në krah dhe të krijojë rreziqe nga e djathta.

Në orët e fundit janë shtuar zërat për Isco Alarcon. Për momentin nuk ka lëvizje konkrete, por thjesht një sondazh që kuqezinjtë po i bëjnë situatës duke u mbështetur edhe tek ish trajneri i tyre Ancelotti i cili nuk e do lojtarin në skuadër dhe mund t’i bëjë një favor Milanit duke e dërguar në huazim tek klubi italian.

Në skenë ka dalë edhe Coutinho, por kontrata e lartë që ai ka me Barcelonën është një pengesë e rëndësishme për kalimin e tij në Milano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat