Xhaka tregon të ardhmen: Kam bërë plane me Granitin

Futboll

Xhaka tregon të ardhmen: Kam bërë plane me Granitin

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 18:45
Xhaka tregon të ardhmen: Kam bërë plane me Granitin

Taulant Xhaka është rikthyer në fushën e blertë me Bazelin pas një dëmtimi që e la jashtë për një kohë të gjatë.

Mesfushori 30-vjeçar ka folur në një intervistë për mediat në Zvicër edhe sa i përket të ardhmes.

Kur pyetet nëse mund të bëhet trajner si shumë futbollistë që zgjedhin këtë rrugë pasi varin “këpucët në gozhdë”, Taulanti e hedh poshtë menjëherë hipotezën.

“Jo nuk kam për t’u bërë trajner. Unë jam shumë emocional për këtë post. Do të ishte shumë stresuese për mua. Megjithatë e kam të qartë sesi do të vazhdoj. Kam bërë plane të qarta me vëllain tim, Granitin. Për momentin nuk dua të zbuloj më shumë”, tha Taulant Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat