Leonardo Bonucci, Lojtari i ndeshjes Itali – Angli

Futboll

Leonardo Bonucci, Lojtari i ndeshjes Itali – Angli

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 07:07
Leonardo Bonucci

Italia është kampioni i ri i Evropës pas fitores ndaj Anglisë.

“Azzurët” fituan në penallti ndaj Anglisë me rezultat 3 – 2, pasi koha e rregullt dhe shtesa mbaroi barazim 1 – 1.

Ndër më meritorët që Italia shkoi në vazhdime, ishte Leonardo Bonucci që realizoi gol në minutën e 67-të dhe ishte i padiskutueshëm në mbrojtje.

UEFA e ka shpallur italianin si lojtari më i mirë i këtij takimi.

Ndërkohë, Italia tani është për herë të dytë në histori Kampion i Evropës, ngase e kishte fituar këtë epitet edhe para 53 viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat