Futbollisti spanjoll fiton çmimin ‘futbollisti i ri më i mirë’ në Kampionat Evropian

Futboll

Futbollisti spanjoll fiton çmimin ‘futbollisti i ri më i mirë’ në Kampionat Evropian

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 10:08
Pedri

Mbrëmë ka përfunduar Kampionati Evropian.

Italia ka fituar Kampionatin Evropian pasi mposhti Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.

Pas përfundimit të ndeshjes UEFA, ka zgjedhur futbollistët më të mirë të turneut.

Spanjolli Pedri ka fituar çmimin si “futbollisti i ri” më i mirë i Euro 2020.

Përkundër eliminimit të Spanjës në gjysmëfinale, mesfushori u dallua për lojën e tij të mirë e sidomos për kilometrat e shumta të përshkruara në çdo ndeshje, dhe tregoi saktësi të madhe në pasime.

18-vjeçari ishte ‘dirigjent’ i lojës së spanjollëve dhe me plot meritë ka fituar çmimin si futbollisti më i mirë i ri në Euro 2020.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat