“Nëse vjen ndonjë ofertë joshëse do ta vlerësojmë”, agjenti i Jorginhos befason me deklaratën

Futboll

“Nëse vjen ndonjë ofertë joshëse do ta vlerësojmë”, agjenti i Jorginhos befason me deklaratën

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 18:58
Jorginho

Joao Santos, agjenti i mesfushorit të Chelseat Jorginho ka folur për të ardhmen e tij duke ditur se ka interesim nga shumë klube për shërbimet e italianit.

Mesfushori i lindur në Brazil i ndihmoi “Blutë e Londrës” të fitonin Ligën e Kampionëve në sezonin 2020-21, përpara se të luajë çdo ndeshje për Italinë deri në triumfin në Kampionatin Evropian Euro 2020.

Jorginho ishte njëri nga lojtarët kryesor në të dy skuadrat dhe ish-ylli i Napolit ka qenë i lidhur me një kthim në Serie A.

“Ai ka një kontratë dy-vjeçare, dhe gjithçka është në duart e klubit.”, tha Santos për “Calciomercato”.

“Tani janë Kupa Botërore e Klubeve si dhe Super Kupa Evropiane. Për një futbollist, këto janë objektiva shumë të rëndësishme. Por tregu i transferimeve është gjithmonë tregu i transferimeve dhe nëse një klub i madh paraqitet me një ofertë serioze për Chelsean, atëherë ne do ta vlerësojmë.”, shtoi më tutje ai.

“Për momentin, Jorginho do të luajë në Chelsea sezonin e ardhshëm.”, përfundoi agjenti i italianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat