Real Madrid i jep Varanes ‘dritën e gjelbër’

Futboll

Real Madrid i jep Varanes ‘dritën e gjelbër’

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 21:03
Raphael Varane

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane ka marrë leje nga klubi që të bisedojë me Manchester Unitedin për transferimin e mundshëm në verë.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është gjithmonë e më pranë bindjes së Varane për kalimin te “Djajtë e Kuq”, ku do bëhet partner i Harry Maguires.

Francezi momentalisht është në pushime me familjen, por thuhet se dëshiron kalimin te United dhe dëshiron të transferohet direkt në “Old Trafford” para se t’i bashkohet Realit në parapërgatitje.

Sipas Sky Sports News, “Los Blancos” i kanë dhënë ‘dritën e gjelbër’ francezit të negociojë kontratën personale me klubin anglez.

Real Madrid dhe Man United pastaj mund të diskutojnë çmimin në rast që arrihet marrëveshja mes lojtarit dhe klubit, mirëpo edhe PSG është duke vëzhguar situatën.

Varane ka kontratë edhe 12 muaj me Real Madridin dhe ka shënuar 17 gola në 360 paraqitje për 10 vite te “Galaktikët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat