Feronikeli fillon përgatitjet

Futboll

Feronikeli fillon përgatitjet

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 11:30
Feronikeli fillon përgatitjet

Klubi i Feronikelit, është rikthyer në tapetin e ‘blertë’ për t’u përgatitur sa me mirë për edicionin e ri, nën-drejtimin e trajnerit, Faruk Elshani.

Postimi i plotë:

Fillojnë stërvitjet për stinorin 2021/22

Pasditen e së hënës, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” u zhvillua stërvitja e parë e FC Feronikelit, për sezonin e ri 2021/22.

Nën drejtimin e krye-trajnerit, Faruk Elshani dhe ndihmësit të tij, Fidan Rexhepi, skuadra mbajti disa sesione me vrapime të shkurtra dhe të gjata, për të aktivizuar trupin pas pauzës së verës.

Gjatë kësaj jave, në skuadër pritet të bashkohen edhe emra të tjerë të rinj, për të cilët do të njoftoheni me kohë.

Gjithashtu gjatë javës, stërvitjet do të vazhdojnë në të njëjtin termin, duke rritur vazhdimisht intensitetin e tyre, varësisht nga gjendja fizike e futbollistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat