Klubi po vazhdon të merret me situatën e tensionuar

Futboll

Klubi po vazhdon të merret me situatën e tensionuar

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 11:49
Klubi po vazhdon të merret me situatën e tensionuar

Në shtëpinë e Lazios ujërat vazhdojnë të jenë të trazuara.

Klubi po vazhdon të merret me situatën e tensionuar të Luis Albertos, i cili nuk u thërrit nga trajneri Maurizio Sarri, pasi lojtari nuk u paraqit në grumbullimin e parë me skuadrën.

E gjithë kjo situatë mund të ndryshojë planet e merkatos së bardhekaltërve.

Në rast se nga ekipi largohet pikërisht spanjolli, atëherë klubit do të konfirmojë qëndimin në ekip të Joaquin Correa, i cili ishte shumë pranë kalimit në Francë te Paris Saint Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat