Mancini iu thotë lojtarëve se “ju e dini çfarë duhet të bëni”

Futboll

Mancini iu thotë lojtarëve se “ju e dini çfarë duhet të bëni”

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 12:37
Mancini iu thotë lojtarëve se “ju e dini çfarë duhet të bëni”

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, kishte gjetur kohë për të bërë shaka me lojtarët e tij para finales së Kampionatit Evropian 2020 kundër Anglisë të dielën.

Derisa po e shpaloste formacionin startues të finales, Mancini iu thotë lojtarëve se “ju e dini çfarë duhet të bëni”, sipas një videoje të publikuar në mediat italiane.

E përditshmja italiane Gazetta dello Sport e publikoi një video të shkurtër nga zhveshtorja e Italisë para ndeshjes finale.  

Italia e mposhti Anglinë në një ndeshje dramatike me penallti 3:2 të dielën vonë, për ta fituar titullin e dytë evropian në historinë e kombëtares së vet.

Gianluigi Donnarumma ishte heroi i Italisë pasi i priti tri prej pesë goditjeve të anglezëve para 66 mijë tifozëve në Wembley, për ta kthyer titullin evropian në Itali pas plot 53 viteve.

Donnarumma i priti penalltitë e Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, ndërsa Marcus Rashford e goditi shtyllën pingule. Ndërkohë, te Italia shënuan Domenico Berardi, Leonardo Bonucci dhe Federico Bernardeschi.Jorginho dhe Andrea Belotti dështuan.

Italia është e pamposhtur në 34 ndeshje, 27 fitore dhe 7 barazime – disfata e saj e fundit ishte në shtator 2018 (kundër Portugalisë).

Tre luanët ngelën zemërthyer në tokën e tyre, pasi e kishin arritur finalen e parë në një turne të madh pas 55 viteve pritje dhe ishin në kërkim të titullit të parë evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat