Edhe zyrtarisht firmos me Benfica-n

Futboll

Edhe zyrtarisht firmos me Benfica-n

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 12:59
Edhe zyrtarisht firmos me Benfica-n

Pasi zgjidhi kontratën e tij me Interin, Zhoao Mario është zyrtarisht një lojtar i Benficas.

Fantazisti portugez ndryshoi ekip, por jo kampionat ku gjatë sezonit të kaluar u aktivizua tek Sportingu i Lisbonës, skuadër ku zikaltërit arritën ta blinin përpara 5 viteve.

Pas shumë huazimesh tek Uest Hem, Lokomotiva e Moskës, Sporting Lisbon erdhi momenti ku luzitani 28-vjeçar t’i japë lamtumirën skuadrës nga Milano për tu transferuar zyrtarisht tek skuadra e Benfikës. Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Benfikës me anë të një video-prezantimi në profilin e saj në rrjetin social “Twitter”.

Zhoao Mario nuk arriti dot të shfaqte të gjithë potencialin e tij me Interin, pasi shkëlqeu me paraqitjet e tij me Portugalinë në EURO 2016 ku u shpall kampionë Europe teksa Interi derdhi në arkat e klubit të Sportingut në verën e vitit 2016 plot 35 milionë euro plus 5 milionë të tjera në formulën e bonuseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat