Nuk do të ketë eksperimente

Futboll

Nuk do të ketë eksperimente

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 13:37
Nuk do të ketë eksperimente

Nuk do të ketë eksperimente, ja formacioni i mundshëm i Partizanit ndaj Sfintulit!

Nga seanca stërvitore e djeshme u la të kuptohej se në formacionin e Partizanit nuk do të ketë shumë ndryshime në formacion dhe eksperimente në sfidën e kthimit kundër Sfintulit.

Hoxha në portë, ndërsa Marku si mbrojtës i majtë, në vend të të dëmtuarit Musta.

Shehi-Belica në qendër, ndërsa Gligorov në të djathtë.

Kote merr fanellë titullari para mbrojtjes, ndërsa Murataj dhe Bardhi i bashkohen në mesfushë. Cara, Zhunior dhe Kardozo pritet të rreshtohen në sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat