Ramos kritikon spanjollët

Futboll

Ramos kritikon spanjollët

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 18:28
Ramos kritikon spanjollët

“Vitet kalojnë dhe ndodh gjithmonë e njëjta gjë. Kemi një problem si vend, filozofia nuk ndryshon.

Shikoj Premier, Italinë, ku Bonuçi dhe Chiellini janë heronj. Duhet të bëjmë të mundur që edhe në Spanjë njerëzit të adhurojnë ata që kanë sukses”.

Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga Ramos në intervistën e tij të parë të dhënë për mediat spanjolle si mbrojtës i PSG-së, në lidhje me mënyrën si trajtohen në Spanjë lojtarët e kombëtares, siç ka ndodhur në rastin e Alvaro Morata-s.

“Vlerësimi që kemi për të huajt mungon për lojtarët tanë.

Është e trishtë, por ky është realiteti. Nuk e kam vuajtur vetëm unë, por edhe lojtarë të tjerë. Kur kemi kampionë të cilët nuk i vlerësojmë.

Duhet t’i vlerësojmë më shumë njerëzit dhe të kemi më pak zili”, ka përfunduar Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat