Racizmi ndaj Marcus Rashford në rrjetet sociale, arrestohet një person

Futboll

Racizmi ndaj Marcus Rashford në rrjetet sociale, arrestohet një person

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 20:16
Marcus Rashford

Marcus Rashford, pasi nuk shënoi me penallti në finalen e EURO 2020 kundër Italisë, ka përfunduar në shënjestrën e tifozëve të ndryshëm, të cilët nuk i kanë kursyer as ofendimet raciste.

Sky Sports News raporton se ka nisur hetimet dhe një 50-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për nxitje të urrejtjes racore pas një postimi të papërshtatshëm në Twitter ditën e diel.

Ndër të tjera zbulohet se ai është trajner moshash, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

50-vjeçari ka thënë se llogaria e tij i është hakuar dhe për momentin po hetohet i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat