Ja sa përfitoi gjyqtari holandez nga UEFA

Futboll

Ja sa përfitoi gjyqtari holandez nga UEFA

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 23:08
Ja sa përfitoi gjyqtari holandez nga UEFA

Kampionati Europian rezultoi një zhgënjim, i radhës, për ekipin kombëtar holandez që u eliminua nga turneu pas humbjes 2-0 kundër Republikës Çeke në fazën e 1/8-at. Praktikisht sapo doli nga grupi, ekipi i De Burit u detyrua të kthehej në shtëpi. Fati i keq i djemve portokalli rezultoi vendimtar për arbitrat e atij vendit.

Dani Makelie dhe Bjorn Kaipers morën në dorë fatin e Holandës duke vendosur drejtësi në ndeshjet më të rëndësishme të Europianit. Nuk ishte rastësi që ata që të ishin kryesorë në gjysmëfinale dhe finale, por përtej prestigjit, ata morën edhe një vlerësim të majmë monetar.

E gjitha kjo ndodh sepse në një Kampionat Europian, arbitrat paguhen të paktën 10,000 € për ndeshje.

Shuma përgjysmohet për asistentë të cilët arkëtojnë nga 5 mijë euro teksa 4 mijë është shpërblimi për arbitrin e katërt. Në fakt, shifrat e mësipërme bazohen në shuma nga “Euro 2008”, por sipas burimeve brenda UEFA-s vështirë se kanë ndryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat