​Pasi ia mori Hakimin Interit, PSG troket në dyert e Milanit për yllin e tyre

Futboll

​Pasi ia mori Hakimin Interit, PSG troket në dyert e Milanit për yllin e tyre

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 11:02
Theo Hernandez

Paris-Saint-Germain vazhdon të “peshkojë” në Itali për ta përforcuar organikën e saj për sezonin e ri 2021/22.

Ditë më parë klubi francez zyrtarizoi blerjen e mbrojtësit të krahut të djathë Achraf Hakimi nga Interi dhe tani raportohet se ata kanë kthyer sytë te Milani për blerjen e radhës.

Raportohet se PSG ka ofruar 40 milionë euro për mbrojtësin e krahut të majtë Theo Hernandez por “Rossonerët” e kanë refuzuar menjëherë këtë propozim.

Mbrojtësi francez arriti në “San Siro” nga Real Madridi në sezonin 2019-20 dhe ka shkëlqyer nën urdhërat e trajnerit Stefano Pioli, përcjellë KosovaPress.

Paraqitjet mbresëlënëse në Serie A nuk i kanë siguruar atij një vend pranë vëllait të tij, Lucas, në ekipin kombëtar, por francezët nuk po e anashkalojnë plotësisht 23-vjeçarin.

Hernandez ka luajtur 81 ndeshje për Milanin, duke kontribuar me 15 gola dhe 13 asistime sezonin e kaluar..

“Tuttosport” raporton se skuadra franceze po kërkon të përforcohet në mbrojtësin e majtë dhe ka vendosur 40 milionë euro për shërbimet e tij.

Hernandez ka një kontratë me Milanin deri në qershor të viti 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat