Futbollisti martohet pas triumfit

Futboll

Futbollisti martohet pas triumfit

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 11:28
Futbollisti martohet pas triumfit

Nuk mund të ketë gëzim më të madh, futbollisti italian martohet pas triumfit në Europian!   

48 orë pas fitores së Kampionatit Europian të Futbollit, Federico Bernardeschi vendosi të martohej në qytetin e lindjes Carrara me të dashurën e tij Veronica Ciardi, ish pjesëmarrës së Grande Fratello.

Çifti shoqërohej nga vajza e tyre 2 vjeçare, në ceremoninë që u zhvillua në Duomo. Më pas festa u transferua në stabilimentin “Il Principe della Fossa Maestra” që është blerë së fundmi nga futbollisti i Juventusit.

Dasma ishte gjithashtu një mundësi, që anësori i ekipit kombëtar, të merrte përgëzimet e qytetit të tij për triumfin në Wembley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat