Kempes flet për Maradonën

Futboll

Kempes flet për Maradonën

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 13:32
Kempes flet për Maradonën

Pavarësisht se Lionel Messi fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën, fituesi i Kupës së Botës në vitin 1978, Mario Kempes thotë se 34-vjeçari asnjëherë nuk do krahasohet me Diego Maradonan.

Debati se nëse Messi është më i mirë se Maradona që sa vite prek tifozët argjentinas.

Sidoqoftë, Kempes nuk mendon se Messi është më i mirë se tashmë i ndjeri, Maradona.

“Për Messin është fatkeqësi që u pa si zëvendësuesi i Diego Maradonas. Dhe është shumë vështirë të ikësh nga hija e Diegos”.

“Nëse Messi dëshiron të jetë më i mirë se Maradona, nuk do ta arrijë edhe nëse fiton katër Kupa të Botës radhazi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat