Përforcohet Veleshta

Futboll

Përforcohet Veleshta

Nga: K.G. Më: 14 korrik 2021 Në ora: 13:43
Përforcohet Veleshta

Futbollisti Stojance Velinov është zyrtarisht emër i ri në radhët e skuadrës Veleshta, klub që do të garojë në Ligën e Dytë të Maqedonisë, grupi i Perëndimit. 

Drejtuesit e Veleshtës promovuan përforcimin e madh, me shpresë që në sezonin e ardhshëm, kjo skuadër të luajë një rol të madh në këtë garë.

Velinov është 31 vjeç, ish-lojtar i Osogovos, Bregallnicës, Sileksit, Rabotniçkit, Renovës, pastaj ai luajti në Ohër dhe klube të tjera.

Me të në ekip, natyrisht Veleshta do të ketë një linjë të mirë sulmuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat