Pritet vetëm zyrtarizimi

Futboll

Pritet vetëm zyrtarizimi

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 15:41
Pritet vetëm zyrtarizimi

Nuk ka më dyshime mbi të ardhmen e Lionel Mesit, argjentinasi ka arritur marrëveshjen me Barcelonën dhe do të nënshkruajë një kontratë të re pesë vjeçare.

Sipas gazetës pranë klubit blaugranas ‘’Mundo Deportivo’’, mbrëmjen e sotme pritet të vijë konfirmimi nga federata spanjolle, dhe ditën e nesërme ose të premten do të zyrtarizohet marrëveshja me Lionel Mesin.

Kontrata e re do të jetë për 5 vite, me një pagë të përgjysmuar, por e cila vjen si pasojë e kufirit të vendosur nga federata për shpenzimet e pajustifikuara.

Në Spanjë janë të sigurt se Mesi nuk do të qëndrojë për pesë vite te Barcelona, por do të vazhdojë të paguhet dhe pasi të largohet nga Barcelona pasi do të mbajë rolin e ambasadorit të klubit. Me kontratën e re, ‘’pleshti’’ pritet të fitojë 70 milionë euro në sezon, por nuk përjashtohet kompensimi në mënyra të tjera.

Lionel Mesi u bashkua me Barcelonën në vitin 2000, kur ishte vetëm 13 vjeç, dhe prej 21 vitesh është pjesë e katalanasve duke fituar dhe një numër të madhe trofesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat