Lejpzig po përpiqet të gjejë një akord rinovimi

Futboll

Lejpzig po përpiqet të gjejë një akord rinovimi

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 17:35
Lejpzig po përpiqet të gjejë një akord rinovimi

Marsel Sabitzer vazhdon të jetë një nga preferencat e Milanit në merkato. Konsiderohet si një nga futbollistët idealë për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Hakan Çalhanoglu, me cilësi teknike të shkëlqyera, personalitet udhëheqës dhe aftësi për t’i dhënë ekipit ekuilibër në mesin e fushës.

27-vjeçari, i lidhur me Lajpcigun deri në qershor të vitit 2022, ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, por duke parë mundësinë për ta humbur me parametra zero vitin e ardhshëm, gjermanët mund të pranojnë një përgjysmim të çmimit.

Nga ana e vet, Lejpzig po përpiqet të gjejë një akord rinovimi më lojtarin që ka qenë kapiteni i ekipit vitin e kaluar, ndërsa mesfushori po merr kohë për të reflektuar për të ardhmen dhe për të vlerësuar të gjitha kërkesat që i kanë ardhur.

Përveç Milanit, interes ka shfaqur edhe Borusia e Dortmundit dhe Totenhemi, prandaj drejtuesit kuqezinj, Masara e Maldini, po e ndjekin me shume kuriozitet situatën, për të përfituar prej saj sa më shpejt të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat