Deçiqi - Drita, bastet me koeficiente interesante 

Futboll

Deçiqi - Drita, bastet me koeficiente interesante 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2021 Në ora: 19:23
Deçiqi

Më shumë se 24 orë na ndajnë nga ndeshja mes skuadrës shqiptare nga Mali i Zi, Deçiqi dhe nënkampionit të Kosovës, Drita. 

Ndeshja pritet me emocione të mëdha, e cila do të zhvillohet në orën 20.45 në stadiumin në Podgoricë, në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të parë eliminator të Conference League. 

Drita e ka fituar takimin e parë ndaj skuadrës shqiptare nga Tuzi, me rezultat 2:1. 

Image

Koficientet e basteve

Bastet e ndryshme e favorizojnë Deçiqin për ndeshjen  e nesërme. 

“Betfair” për fitoren e Deçiqit e ka koeficientin 2.20, për barazim 3.50 dhe për triumfin e Dritës 2.70. 

“Bwin” pothuajse me koeficient të ngjashëm, 2.25 për triumfin e  skuadrës nga Tuzi, për barazim 3.25 dhe 2.80 për fitoren e kaltër e bardhëve.

“Interwetten” favorizon Deçiqin me koeficient 2.35, për barazim 3.25 dhe 2.80 për fitoren e Dritës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat