Benitez: Evertoni sfidë e madhe për mua

Futboll

Benitez: Evertoni sfidë e madhe për mua

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 11:15
Benitez: Evertoni sfidë e madhe për mua

Rafael Benitez zbulon si do të jetë Evertoni i tij. Pak ditë më parë trajneri spanjoll firmosi një kontratë 3-vjeçare me klubin nga Goodison Park, duke u rikthyer në Angli pas eksperiencave me Liverpoolin, Chelsea-n e Neëcastl, pikërisht te rivalët e urryer të The Reds. Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka nisur nga puna në një konferencë për shtyp Benitez shpalosi objektivat e Evertonit.

“Objektivi është të krijojmë një skuadër kompetitive, që lufton për fanellën nga minuta e parë në të fundit dhe që nuk dorëzohet kurrë. Dua që Evertoni im të jetë një skuadër që tenton të fitojë çdo ndeshje dhe që prodhon një futboll të bukur që argëton tifozët”.

Benitez më pas vlerësoi klubin ndërkohë që theksoi se dëshiron të flasë me fakte duke mos bërë premtime boshe.

“Unë e njoh këtë klub, historinë dhe traditën e tij, si dhe ambicien e tifozëve dhe pronarëve. Për mua është një sfidë e madhe mundësia për të drejtuar këtë klub, unë do të luftoj siç kam bërë gjithmonë në të gjitha klubet që kam trajnuar. Duam të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar, duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur në kupa dhe të përmirësojmë pozicionin tonë në kampionat. Unë preferoj të punoj dhe të flas me fakte, kështu që nuk dua të shpall objektiva”.

Përsa i përket grupit të futbollistëve që ka në skuadër dhe afrimeve që mund të vinë nga merkato, spanjolli deklaroi.

“Jam i kënaqur me djemtë që kam në dispozicion, por edhe më mënyrën si po stërviten. Jam i bindur që do të rriten dhe do përmirësohen me kalimin e kohës. Merkato? Pres lojtarë që mund të na ndihmojnë për t’u përmirësuar dhe qenë më konkurrues. Unë dua një ekip plot ambicie, nga java e parë e kampionatit tek e fundit. Këtë gjë ua kam përsëritur shumë herë djemve këto ditë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat