Barcelona sakrifikon

Futboll

Barcelona sakrifikon

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 12:34
Barcelona sakrifikon

Tifozët blaugrana kanë një arsye të fortë për të festuar, Leo Messi do të vijon karrierën e tij në “Camp Nou” për të paktën edhe 5 vite të tjera.

Pasi kanë gjetur akordin në princip, presidenti Laporta dhe stafi i tij po analizojë benifitet që sjell rinovimi i kontratës me “pleshtin” argjentinas.

Sipas “Mundo Deportivo”, shumë prej sponsoreve ekzistues do të rinovojnë bashkëpunimin me klubin e Barcelonës ndërsa me Messi në krahë do të nisin një fushatë të re marketingu që pritet të sjell klubit miliona euro.

Kjo është ana pozitive, por rinovimit i Messit ka edhe efekte anësorë, i pari i sakrifikuar do të jetë Antonie Griezmann. Është thuajse e sigurt që me Messin në formacion për francezin nuk ka më vend, fakt për të cilin është bindur edhe vetë biondi. Sipas mediave spanjolle, Barcelona dhe Atletico Madrid do të përfshihen në një shkëmbim lojtarësh gjatë merkatos së verës.

Griezmann do të rikthehet në Madrid ndërsa Saul pritet të transferohet në “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat