Hakerat zbulojnë mesazhet

Futboll

Hakerat zbulojnë mesazhet

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 12:56
Hakerat zbulojnë mesazhet

Tradhtar në fushën e blertë teksa la Milanin për rivalët e Interit, por edhe jashtë saj! Hakan Calhanoglu është gjendur në një situatë të sikletshme së fundmi. Futbollistët e përdorin shpeshherë famën e tyre dhe paratë për të joshur femra të bukura.

Në këtë mënyrë edhe mesfushori turk flirtoi me Merva Sanay, e cila me format e saj trupore ka “çmendur” Turqinë.

Instagrami i Sanay është hakuar dhe menjëherë janë publikuar mesazhet në story. Biseda datonte në kohën kur gruaja e Calhangolu ishte shtatzënë, por çifti ishte në zënkë. Pa kaluar shumë kohë futbollisti do t’i kërkonte falje gruas së tij dhe në jetë mbërriti vajza. E pyetur mbi flirtimin me Calhangolu, Sanay ka pranuar gjithçka:

“Ai nuk ishte me gruan në ato kohë, tani u lidhën prapë dhe kanë fëmijë. Por nuk ka më rëndësi, biseduam vetëm disa ditë dhe kaq”, tha Merva Sanay.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat