Ky është hapi i trajnerit Klopp për Xherdan Shaqirin

Futboll

Ky është hapi i trajnerit Klopp për Xherdan Shaqirin

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 13:13
Ky është hapi i trajnerit Klopp për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri ishte pjesë e Euro 2020 me Zvicrën, duke bërë paraqitje brilante, teksa shënoi tre gola dhe dhuroi një asist.

Lojtari i Liverpool ishte lojtari më i mirë i ndeshjes Turqi-Zvicër e cila mjaftoi për të siguruar kualifikimin në fazën 1/8.

Megjithatë e ardhmja e zviceranit me origjinë shqiptare duket larg Liverpoolit.

Paraqitjet e tij me të kuqtë nuk kanë qenë aspak bindëse për trajnerin Klopp dhe në këtë mënyrë mesfushori është duke kërkuar për një klub të ri.

Destinacioni kryesor për Shaqirin është Fenerbahçe, e cila plotëson kërkesën e tij si titullar në skuadër.

Një fotografi e fundit e publikuar me legjendën turke te Fenerbahces, Tuncay Sanli ka shtuar edhe më shumë zërat për transferimin e Shaqirit në Stamboll. Por megjithatë kontaktet mes të dy palëve nuk kanë nisur ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat