Messi e befason tifozin 100-vjeçar

Futboll

Messi e befason tifozin 100-vjeçar

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 13:15
Messi e befason tifozin 100-vjeçar

Lionel Messi e ka befasuar një tifoz të vetin të veçantë, i cili nuk është çfarëdo tifozi. Hernan Mastrangel është një tifoz unik me tregime të veçanta. Ai e shënon çdo gol të Messit në fletoren e vet.

Tregimi për Hernanin bëri bujë të madhe në rrjetet sociale sepse 100-vjeçari e shënon me dorë dhe një laps të thjeshtë çdo gol të Messit, qoftë ai për Barcelonën apo Argjentinën, në fletoren e vet.

Messi mësoi për Hernanin së fundmi dhe pasi e fitoi Kupën e Amerikës 2021 – trofeun e parë të madh dhe shumë të munguar me Argjentinën – vendosi ta përshëndes.

“Përshëndetje Hernan. Tregimi juaj arriti tek unë” thotë Messi.

“Më duket çmenduri që ju i keni regjistruar golat e mia në atë mënyrë dhe kjo është arsyeja përse unë dëshiroj t’ju dërgoj shumë përqafime për atë që jeni duke e bërë”, theksoi Messi drejtuar Hernanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat