Esat Mehmeti me fjalë prekëse: Sikur ta dija se Naseri po ik...

Futboll

Esat Mehmeti me fjalë prekëse: Sikur ta dija se Naseri po ik...

Nga: K.G. Më: 15 korrik 2021 Në ora: 15:09
Esat Mehmeti me fjalë prekëse: Sikur ta dija se Naseri po ik...

Legjenda e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, është i pikëlluar thellë me vdekjen e ish futbollistit të Llapit nga Podujeva, Naser Ibrahimi. Ish portieri i mirënjohur, Mehmeti, me fjalë prekëse për Ibrahimin. 

“Sikur ta dija se Naseri po ik...!

 E dinte Naseri edhe vet se diagnoza ishte e rëndë...por me moral të fort e besim të Zoti, asnjëherë nuk u dorëzua!

Pesë ditë më parë nëpërmes disa rreshtave për Naserin si ish futbollist i Llapit, me cilësi të larta, së bashku me ju miq të mi i dëshiruam shërim të shpejtë Naserit... 

Edhe pse gjendjen e kishte të rënduar nipat e tij ia lexuan at biografi (lamtumirëse), ishte një forcë e shtuar në mes lotëve dhe dashurisë ndaj futbollit dhe shokëve të tij.

Na u falënderua  me mall e nostalgji. Zoti e bekoftë legjendën e Llapit. Naser (Mustafë) Ibrahimi”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat