Juventusi ndërron mendje dhe thërret sërish futbollistin shqiptar

Futboll

Juventusi ndërron mendje dhe thërret sërish futbollistin shqiptar

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 17:50
Juventusi ndërron mendje dhe thërret sërish futbollistin shqiptar

Futbollisti me origjinë shqiptare, Albian Hajdari është thirrur nga Juventusi që të jetë pjesë e bardhezinjve sezonin e ardhshëm.

Hajdari prej dy vitesh është pjesë e 19-vjeçarëve të Juventusit, teksa u rikthye këtë verë tek Bazeli, por ka ndodhur e papritura dhe bardhezinjtë e kanë thirrur sërish mbrojtësin 18-vjeçar për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e Bazelit i cila u uroi fat mbrojtësit në aventurën e re.

Hajdari është futbollist i lindur në Zvicër i cili është aktivizuar dhe me skuadrën e moshave të helvetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat