Struga Trim Lum eliminohet nga garat evropiane 

Futboll

Struga Trim Lum eliminohet nga garat evropiane 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2021 Në ora: 18:52
Struga Trim Lum eliminohet nga garat evropiane 

Struga Trim & Lum mposhtet në Shkup me rezultat 4:1 nga Liepaja e Letonisë, në kuadër të rrethit të parë të Conference League.

Futbollistët e skuadrës shqiptare treguan lojë të mirë por pësuan golat nga pakujdesia sidomos në 45 minutat e dytë në stadiumin e FFM-së.

Në fund të pjesës së parë, mysafirët shënuan nga mos reagimi si duhet i mbrojtjes vendase.  

Ukpa (45') nga afërsia realizoi pa problem  për 0:1.

Edhe pjesa e dytë ishte fatale për struganët, kur mysafirët shënuan edhe tri herë përmes Dodos (47' e 49'), Barozkinit (62').

Emir Skënderi në minutën e 57-të realizoi për struganët.

Ndeshja e parë në Letoni ka përfunduar baras (1:1), por sa mjafton ai rezultat kur si vendas struganët pësuan humbje të thellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat