Shqipëria vetëm 5 vende pas futbollit të Polonisë, lihet mbrapa Moldavia dhe Maqedonia

Futboll

Shqipëria vetëm 5 vende pas futbollit të Polonisë, lihet mbrapa Moldavia dhe Maqedonia

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 11:33
Shqipëria vetëm 5 vende pas futbollit të Polonisë, lihet mbrapa Moldavia dhe Maqedonia

Ekipet shqiptare kanë arritur që të kalojnë me sukses turin e parë në “Conference League”.

Pavarësisht se rezultatet e para kanë qenë zhgënjyese, skuadrat e Superiores ia kanë dalë në përballjet e kthimit për të vazhduar më tej. Partizani, Vllaznia dhe Laci do të jenë pjesë e turit të dytë të këtij kompeticioni të ri.

Ndërkohë ky sukses vlen edhe në pikët e rritura për kampionatin shqiptar sa i përket renditjes në Europë.

Kështu Superiorja ngjitet në vendin e 36 me 7.375 pikë, ndërsa më tepër kreditë i ka dhënë Partizani në këtë tur të parë pasi arriti që të fitonte të dyja takimet. Vërtet interesant është fakti se futbolli i Polonisë ndodhet në vendin e 31 ku gjendet edhe Legia e Varshavës.

Ndërkohë pas Shqipërisë renditet Kosova, Maqedonia e Veriut, Armenia, Gjeorgjia, por edhe futbolli moldav pavarësisht se Sherif Tiraspoli arriti që të kalonte lehtë Teutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat