E ardhmja e Houssem Aouar

Futboll

E ardhmja e Houssem Aouar

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 11:42
E ardhmja e Houssem Aouar

E ardhmja e Houssem Aouar mund të jetë larg Lyon.

Sipas mediave, klubi francez po kalon një moment të vështirë financiar dhe me shumë mundësi do të pranojë ofertat që vijnë në drejtim të futbollistit. Për kartonin e 23-vjeçarit interesohen dy klube londineze, Arsenal dhe Tottenham.

Trajneri i “topçinjve” Arteta kërkon një mesfushor krijues për të ndërtuar lojën dhe për të mposhtur konkurrencën e rivalëve ndërqytetas, i kanë paraqitur francezëve ofertën e pare prej 17 milionë Paund.

Për të vendosur përfundimisht për të ardhmen e lojtarit, drejtuesit e Lyon janë në pritje edhe të lëvizjes së “Spursave”, pasi trajneri Nuno Espirito Santo e kërkon me ngulm futbollistin, i cili nga ana e tij perferon pikërisht kalimin te Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat