Kluivert e Olsen drejt Ligue 1

Futboll

Kluivert e Olsen drejt Ligue 1

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 12:59
Kluivert e Olsen drejt Ligue 1

Roma e Jose Mourinhos nis të marrë formë.

Drejtuesit e klubit me miratimin e trajnerit, kanë nisur punën për të sistemuar lojtarët të cilët nuk konsiderohen pjesë e projektit të portugezit.

Pas Pau Lopez e Cengiz Under të cilët u transferuan në Francë te Marseille, edhe Justin Kluivert dhe Robin Olsen mund të transferohen në Ligue 1.

Holandezi duket se ka dhënë miratimin për t’u bashkuar me Nice, ndërsa portieri Olsen ka arritur akordin paraprak me kampionët në fuqi Lille, ku do të zëvendësojë Mike Maignan, i cili iu bashkua Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat