Jakupi: Do të jemi të gatshëm për sfidat e reja

Futboll

Jakupi: Do të jemi të gatshëm për sfidat e reja

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 13:58
Jakupi: Do të jemi të gatshëm për sfidat e reja

KF Besa nga Dobërdolli në sezonin e ri të Ligës së Dytë – Perëndim do të hyjë me shef të ri në stafin teknik- trajnerin ambicioz Mensur Jakupi. Pas sezonit të suksesshëm në Ligën e tretë dhe ndeshjeve të balotazhit, drejtuesit e klubit i kanë besuar Mensur Jakupit që të udhëheq me skuadrën nga Dobërdolli.

Edhe pse për KF Besa ky do të jetë sezoni debutues, trajneri Jakupi para vetës ka vënë qëllimet e tij. Në një intervistë për News-TV deklaroi se do të jetë i gatshëm për sfidat e reja dhe se nuk do të ketë asnjë problem.

News-TV: Pse zgjodhet të jeni trajner i KF Besa nga Dobërdolli. Çka ishte përcaktuese?
Mensur Jakupi: Arsyeja e parë që unë zgjodha KF Besa janë pronarët të cilët disa vite investojnë në klub, në infrastrukturën e klubit, dhe ishte insistimi i tyre që unë të udhëheq me ekipin. Por, unë përvec se do ta drejtoj ekipin, me përvojën time, do të ndihmoj edhe në organizimin e klubit bashkë me njerëzit që janë të angazhuar në klub. Qëllimi im është që KF Besa të ngrejmë në një klub profesional që do t’i jap shumë futbollit në Maqedoninë e Veriut. Poashtu ka edhe segment emocional. Unë i kam rrënjët prej fshatitit Dobërdol, kështu që ky do të jet një motiv shtesë që të jap kontribut në KF Besa.

Keni filluar me përgatitje, si do të rrjedhin ato deri në fillim të kampionatit të ri?
Mensur Jakupi: Me përgatitje kemi filluar me datë 7 korrik. Disa ditë i kemi kryer testimet e futbollistëve për të parë nivelin e përgatitjes fizike, dhe në bazë të rezultateve të mara e përpiluam edhe planprogramin gjashtëjavor të përgatitjeve. Deri me 25 korrik do të ushtrojmë në stadiumin e klubit, kurse prej 26 korrik-05 gusht do të jemi në përgatitje 11 ditore në qendrën sportive Mavrovë.

Sa jeni të kënaqur me përforcimet që i keni sjellë në skuadër?
Mensur Jakupi: Kemi bërë përzgjedhje të duhur, sipas pozicioneve. Kemi sjell lojtarw me pwrvojw si: Sedat Berisha, Valon Neziri, Almir Rexhepi, Vlladimir Zoglev, Hakan Limani, Arlind Aliti, Sherif Rexhepi, Altin Lloga dhe Xhemail Esati. Dhe, bashkë me futbollistët nga sezoni i kaluar, me stafin tim do të ndërtojmë një ekip shumë cilësorë.

Sa ndeshje miqësore do të zhvilloni në fazat përgatitore?
Mensur Jakupi: Deri tani kemi caktuar pesë ndeshje kontrolluese. Me 18 korrik luajmë me Teteksin, kurse me 22 korrik kundër Pobedës, të dyja në Gostivar.
Me 28 korrik kemi miqësore kundër Korabit në Mavrovë, ndërsa me 5 gusht me Veleshtën në Mavrovë. Miqësoren e pestë e zhvillojmë ndaj Bratsvo Zhitoshe me 14 gusht në Gostivar.

Cilët janë objektivat e KF Besa?
Mensur Jakupi: KF Besa është klub me ambicie të larta. Edhe pse klubi është debutues në ligën e dytë, me punën që do ta bëjmë besoj se do të jemi ndër 3-4 ekipet më të mira në Ligën e dytë-Perëndim.

Kush do të jenë favoritët kryesor për kreun e Ligës së dytë-Perëndim?
Mensur Jakupi: Realisht favorit duhet të jetë ekipi i Sileksit, pasi që sezonin e kaluar ishte pjesë e elitës së futbollit, ku fitoj edhe kupën, luajtën edhe Uefa Conference ligë. Pastaj e kanë ruajtur ekipin, nga sezoni i kaluar. Duke u bazuar në këto fakte them se janë në përparësi. Megjithatë, kampionati është i gjatë, ku gati të gjitha ekipet kanë bërë merkato të mirë. Nuk do të ketë ekipe të dobeta. Grupi Perëndim do të jetë mjaftë atraktiv për futbolldashësit. Jam i bindur se do të ketë shikueshmëri të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat