​Trippier dëshiron transferimin te Manchester United

Futboll

​Trippier dëshiron transferimin te Manchester United

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 17:59
Kieran Trippier

Mbrojtësi anglez po synon me çdo kusht rikthimin në Premier Ligën angleze.

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Atletico Madridit Kieran Trippier po shpreson që ta sigurojë një transferim te Manchester United këtë verë, raporton “Manchester Evening News”.

Trippier ka qenë ndër lojtarët kyç të Atleticos në shpalljen si kampion i La Ligas sezonin që lamë pas, por sidoqoftë ka shprehur dëshirën e tij që të bashkohet Premier Ligës këtë afat të transferimeve.

Krerët e “Djajve të Kuq”, dëshirojnë që ta transferojnë Trippier, ku trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka shprehur interesim serioz në të, dhe vetë lojtari është optimistë që do të arrihet një marrëveshje mes dy klubeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat