​Trajneri i Tottenham Santo flet për të ardhmen e Harry Kane

Futboll

​Trajneri i Tottenham Santo flet për të ardhmen e Harry Kane

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 19:42
Harry Kane

Trajneri portugez, i cili morri timonin e “Gjelave” para disa javësh, ka treguar që do të fillojë bisedimet mbi të ardhmen e Kane, porsa sulmuesi anglez të rikthehet nga pushimi.

Trajneri i ri i Tottenham Hotspur Nuno Espirito Santo ka folur mbi situatën e sulmuesit Harry Kane, ku edhe e ka quajtur atë si lojtarin e tyre, lojtar i Tottenhamit, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Ka pasur shumë spekulimeve të vazhdueshme që Kane pritet të largohet nga skuadra londineze këtë verë, ku skuadra që ka shprehur interesim serioz në shërbimet e tij është Manchester City.

“Kane është lojtar i Tottenham, lojtari jonë dhe ky është fakt. Nuk ka asgjë për të shtuar. Tani është momenti që Harry të rikuperohet. Kur ai të rikthehet, ne do të flasim. Jam tejet i interesuar që Harry t’i bashkohet grupit dhe të punojë së bashku me ne”, tha Nuno Santo.

Kampioni i Premier Ligës angleze Manchester City spekulohet se e dëshiron me çdo kusht transferimin e Kane, dhe vetëm një shumë marramendëse mund t’i bind krerët e Tottenham për ta shitur atë.

Shuma e kartonit të Kane raportohet të jetë afro 150 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat