City i vendos çmimin Raheem Sterlingut

Futboll

City i vendos çmimin Raheem Sterlingut

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 20:25
Raheem Sterling

Manchester City ka vendosur në shitje yllin anglez, Raheem Sterling.

Sipas “The Athletic“, trajneri spanjoll, Pep Guardiola nuk llogarit më në shërbimet e Sterling.

Sterling ka kontratë me “Citizens” deri në vitin 2023.

Megjithatë ai nuk pritet të jetë pjesë e ekipit deri në këtë vit pasi skuadra angleze e ka nxjerrë në shitje atë.

Klubet e interesuara për shërbimet e tij duhet të ofrojnë 70 milionë euro për 26 vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat