Dortmund dhe Monchengladbach ndihmojnë!

Futboll

Dortmund dhe Monchengladbach ndihmojnë!

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 22:34
Dortmund dhe Monchengladbach ndihmojnë!

Borussia Dortmund dhe Borussia Monchengladbach u prekën thellë nga përmbytja që goditi Gjermaninë në orët e fundit, duke shkaktuar mbi njëqind vdekje dhe më shumë se një mijë të zhdukur, dhe për këtë arsye ata bënë të ditur se janë vënë në lëvizje për të ndihmuar konkretisht njerëz që po përjetojnë momente shumë të vështira.

“Ne shohimimazhe të tmerrshme nga shumë pjesë të vendit, por edhe të tjera që tregojnë se si njerëzit po mbështesin njëri-tjetrin në këtë kohë të vështirë. – shpjegoi CEO I verdhezinjve Hans-Joachim Ëatzke – BVB do të bëjë pjesën e vet për të ndihmuar të prekurit dhe ne shpresojmë që së shpejti të jemi në gjendje të luajmë në Hagen për të dhuruar të ardhurat e ndeshjes për bamirësi”.

Ndeshja mund të luhet kundër Borussia Monchengladbach e cila, përmes gojës së CEO Stefan Schippers, i bëri jehonë kolegut të tij.

“Ne do të organizojmë një ndeshje bamirësie në një nga rajonet e prekura nga përmbytja, për të ndihmuar popullsinë e prekur nga kjo fatkeqësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat