​Manchester City dëshiron ta shesë Sterling

Futboll

​Manchester City dëshiron ta shesë Sterling

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 23:23
Raheem Sterling

Kampioni i Premier Ligës angleze po kërkon të mbledh fonde nga shitja e lojtarëve, për të transferuar Harry Kane dhe Jack Grealish.

Ylli anglez Raheem Sterling thuhet se është në përbërje të listës së lojtarëve që Manchester City dëshiron t’i largojë, raporton “The Athletic”.

26 vjeçari shkëlqeu me fanellën e Kombëtares së Anglisë, duke e dërguar atë në finale të Euro 2020 dhe duke regjistruar tre gola dhe një asistim në shtatë ndeshje, përcjell KosovaPress.

Pep Guardiola po synon që këtë verë të kompletojë transferimet e Harry Kane dhe Jack Grealish, dhe është i gatshëm që të pranojë për të dëgjuar oferta për Sterling.

Spekulohet se interesim serioz për shërbimet e sulmuesit anglez ka shprehur gjiganti spanjoll Real Madridi.

Sezonin që lamë pas, Sterling ndihmoi Manchester Cityn drejt trofeut të Premier Ligës, duke regjistruar 14 gola dhe 12 asistime në 49 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat