FIFA bllokon Feronikelin, nuk paguan borxhin ndaj Bedri Grecës

Futboll

FIFA bllokon Feronikelin, nuk paguan borxhin ndaj Bedri Grecës

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 13:17
FIFA bllokon Feronikelin, nuk paguan borxhin ndaj Bedri Grecës

Bedri Greca la Feronikelin në muajin janar pas mosmarrëveshjeve me klubin dhe që nga ajo kohë ai është pa një klub, por gjithashtu nuk ka marrë pagat e paracaktuara në kontratë me klubin nga Drenasi.

30-vjeçari e adresoi këtë çështje në FIFA dhe kjo e fundit i dha të drejtë.

Feronikeli sërish nuk i pagoi paratë e nevojshme dhe çështja vazhdoi, teksa tashmë janë marrë edhe masa për këtë veprim të klubit.

Feronikeli nuk mund të transferojë asnjë lojtar në këtë merkato.

Ky është dënimi që i jep qeveria e futbollit dhe gjithçka do të lirohet deri në shlyerjen totale të parave ndaj ish-anësorit të Tiranës e Laçit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat