Sërish bashkë

Futboll

Sërish bashkë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 13:19
Sërish bashkë

Agim Ibraimi i dha fund qëndrimit të tij te skuadra e Kukësit, ndërsa i njëjti iu bashkua Besir Demirit te Dinamo e Tiranës, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy edicionin e kaluar luajtën te Kukësi, duke qenë ndër futbollistët më të mirë te skuadra nga verilindja e Shqipërisë, ndërsa sezonin e ardhshëm do mbrojnë ngjyrat e Dinamo Tiranës, një ndër skuadrat më të njohura shqiptarë që pas shumë vitesh u rikthye në Superligën shqiptare.

Drejtuesit e Dinamos tashmë kur ëndërrën kanë bërë realitet, dëshirojnë që të luajnë një rol të rëndësishëm në futbollin shqiptarë, ndërsa më së miri për këtë flasin edhe transferimet e bëra deri më tash.

Ibraimi është futbollisti i katërt nga Maqedonia e Veriut që do të luaj me Dinamon e Tiranës, pas Besir Demirit, i cili dje u prezantua te kjo skuadër, si dhe dy futbollistëve maqedonas, Goran Siljanovski, që erdhi nga rradhët e Rabotniçkit dhe Aleksandar Isaevskit, i cili erdhi nga ekipi shkodran i Vllaznisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat