​Romano zbulon të ardhmen e Armando Brojas

Futboll

​Romano zbulon të ardhmen e Armando Brojas

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 16:16
Armando Broja

Sulmuesi shqiptar do ta vazhdojë të ardhmen e tij në “Stamford Bridge”.

Sulmuesi 19 vjeçar Armando Broja pritet të nënshkruaj një kontratë afatgjate me skuadrën e Chelseat, ku do ta vazhdojë të ardhmen e tij në “Stamford Bridge” deri në vitin 2026, ka konfirmuar gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Broja është një nga talentët më të mirë që akademia e Chelseat ka prodhuar, ku sezonin e kaluar sa ishte në huazim tek Vitesse, ka shënuar 10 gola në 30 paraqitje, në të cilat vetëm 21 sosh ka startuar nga fillimi.

Chelsea pritet ta bëjë zyrtare që 19 vjeçari shqiptar ka nënshkruar kontratë të re me klubin, ditëve në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat