Momenti kur Sarri konfrontohet me tifozët e Lazios për shkak të Vedat Muriqit

Futboll

Momenti kur Sarri konfrontohet me tifozët e Lazios për shkak të Vedat Muriqit

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 16:43
Sarri konfrontohet me tifozët e Lazios për shkak të Vedat Muriqit

Një episod i rrallë dhe jo i mirë ka ndodhur në stërvitjen e Lazios ta mbajtur sot nën urdhrat e trajnerit të ri Maurizio Sarri.

Tifozët e kësaj skuadre të pranishëm në tribuna reagonin me vërshëllima sa herë që topi shikonte te sulmuesi nga Kosova Vedat Muriqi dhe kjo e ka irrituar trajnerin toskan.

Ai nuk dëshironte të dëgjonte kritika ndaj sulmuesit Vedat Muriqi në “Auronzo di Cadore”.

 

Siç shihet në një postim në faqen e tifozëve të Lazios, “Fracortellessa” në Twitter, trajneri 62-vjeçar italian refuzoi të pranojë reagimet kundër sulmuesit 27-vjeçar dhe shkoi afër tyre dhe ua tërhoqi vërejtjen duke u thënë:

“Nëse dëgjoj vetëm edhe një fjalë drejt Muriqit, do t’iu detyrojë të largoheni nga këtu.”

Tifozët e Lazios iu përgjigjën mirë kësaj kërkese të trajnerit, duke brohoritur dhe duke duartrokitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat