Bardhi fillon përgatitjet me skuadrën spanjolle

Futboll

Bardhi fillon përgatitjet me skuadrën spanjolle

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2021 Në ora: 17:50
Bardhi fillon përgatitjet me skuadrën spanjolle

Anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Enis Bardhi, fillon përgatitjet për sezonin e ri me skuadrën spanjolle, Levante. 

Pas pushimit të merituar që mori për shkak të performancës në Kampionatin Evropian, Bardhi u bashkua stërvitjeve të klubit nga Valencia në këtë mëngjes.

Sipas mediave spanjolle, menaxhmenti i Levantes tani është i gatshëm të shesë Bardhin për një shumë prej 16.5 milion euro, vetëm për të zgjidhur krizën financiare.

Levante është ndër klubet me stabile në kampionatin spanjoll, e cila në edicionin e fundit përfundoi në pozitën e 14-të me 41 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat