Barcelona i vendos ultimatum Dembeles

Futboll

Barcelona i vendos ultimatum Dembeles

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 18:24
Dembele

Klubi spanjoll Barcelona po synon të mbaj në ekip dy fubollistët e saj.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Barcelonës do të takohen gjatë ditëve në vijim me agjentët e Dembeles dhe Moribas për të diskutuar vazhdimin e marrëveshjes me klientët e tyre.

Të dy fubollistët kanë vitin e fundit në kontratë me ‘Blaugranët’, pasi marrëveshja e tyre skadon më 30 qershor të vititi 2022.

Gjiganti spanjoll po kërkon të vazhdoj kontratën me ta, dhe raportohet se nëse futbollistët nuk dëshirojnë të nënshkruajnë atëherë klubi do të merr masa drastike ndaj tyre.

Raportohet se futbollistët po synojnë të largohen vitin e ardhshëm si futbollist të lirë, në anën tjetër thuhet se Barca do të vendos ti mbaj në bankën rezervë të dy lojtarët gjatë tërë sezont të ardhshëm në rast se nuk vazhdojnë kontratën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat