Këta gjyqtarë referojnë Shkupin dhe Shkëndijen në garat evropiane 

Futboll

Këta gjyqtarë referojnë Shkupin dhe Shkëndijen në garat evropiane 

Nga: K.G. Më: 17 korrik 2021 Në ora: 19:48
Këta gjyqtarë referojnë Shkupin dhe Shkëndijen në garat evropiane 

Ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues në Conference League do të luhen të enjten e 22 korrikut. 

Pas eliminimit të Struga TL, Shkupi dhe Shkendija nga Tetova, do të garojnë në rrethin e dytë.

Shkëndija pas debaklit nga Mura në kualifikimet e Champions League, "u zhvendos" në CL në raundin e dytë kualifikues.

Shkupi mirëpret ekipin e Santa Clara nga Portugalia, ndeshja do të luhet në Arenën Kombëtare ‘Todor Proeski" nga ora 20:00 dhe gjyqtar do të jetë Kai Eric Sten nga Norvegjia.

Ndërsa kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkendija do të luajë në Riga me ekipin me të njëjtin emër nga Letonia.

Kjo ndeshje fillon në orën 19:00. Tetovarët do të gjykohen nga gjyqtarët e Republikës Çeke, dhe kryesor do të jetë Ondrej Pecanec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat