​Salihu: Të premten e ardhshme inaugurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Futboll

​Salihu: Të premten e ardhshme inaugurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 19:51
Eroll Salihu

Shtatorja e ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri do të inaugurohet të premten më 23 korrik në stadiumin e Prishtinës me fill nga ora 18:00.

Këtë e ka konfirmuar Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës Eroll Salihu.

“Shtatorja e Fadil Vokrrit do të inaugurohet të premten me 23 korrik”, tha Salihu,

Ai gjithashtu tregoi se menjëherë pas ceromonisë së zbulimit te shtatores, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore kur do të përballen veteranet e Kosovës dhe te Shqipërisë edhe po ashtu edhe skuadra Prishtina 1991 dhe Llapi.

“Do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore menjëherë pas ceremonisë. Do të përballen edhe veteranet e Shqipërisë dhe Kosovës si dhe skuadra e Prishtinës 1991 dhe Llapi.”, bërit të ditur Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat