Varane i gatshëm ta pranojë ofertën e Manchester Unitedit

Futboll

Varane i gatshëm ta pranojë ofertën e Manchester Unitedit

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 21:12
Raphael Varane

Mbrojtësi Raphael Varane është afër transferimit te Manchester United.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Varane është i gatshëm ta pranojë ofertën e Man Utd që i kanë ofruar atij kontratë pesë-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2026.

Raportohet se “Djajtë e Kuq” i kanë dhënë mbrojtësit pagë rreth 12 milionë euro në sezon, dhe futbollsti është i interesuar për një kalim në Angli.

Tani ka mbetur marrëveshja mes dy klubeve, Real Madrid po kërkon rreth 50 milionë euro për ta lënë të lirë francezin ndërsa United ende nuk ka arritur të ofrojë këtë shumë.

Palët janë afër dhe marrëveshja finale pritet të ndodh gjatë ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat