Sahiti shkëlqen në ekipin e famshëm kroat

Futboll

Sahiti shkëlqen në ekipin e famshëm kroat

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 22:39
Sahiti shkëlqen në ekipin e famshëm kroat

Sulmuesi shqiptar, Emir Sahiti e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e rikthimit tek kroatët e Hajdukut të Splitit, duke debutuar më asist në sfidën e përfunduar 2:2 ndaj rivalëve të Lokomotivës së Zagrebit.

22-vjeçari pas një sezoni pozitiv në radhët e Sibenikut po në Kroaci ku arriti të realizonte 7 gola, është kthyer të jetë përsëri protagonist me skuadrën e tij Hajdukun duke dhuruar një asist fantastik në sfidën e parë të kampionatit kroat kundër Lokomotivës së Zagrebit.

Sulmuesi shqiptar gjeti bukur shokun e skuadrës Mlakar në minutën e 29-të të takimit, i cili nuk gaboi përballë portierit.

Pavarësisht numrit të lartë të shqiptarëve tek Lokomotiva, titullari luajti vetëm Enik Çokaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat