Arsenal i bashkohet garës për Grealish

Futboll

Arsenal i bashkohet garës për Grealish

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 22:57
Jack Grealish

Klubi anglez Arsenal ka shprehur interesim për mesfushorin e Aston Villas Jack Grealish.

Sipas ‘The Athletic’, Arsenali po synon transferimin e Grealish gjatë afatit kalimtar të verës.

Interesim për mesfushorin prej kohësh ka shfaqur edhe skuadra e Man City që janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë se 100 milionë euro për ta transferuar.

Në anën tjetër drejtuesit e Aston Villas nuk dëshirojnë largimin e futbollistit të tyre, dhe e kanë në plan të përpiqen deri në fund që ta mbajnë në ekip përkundër interesimit të ‘Citizens’ dhe së fundmi Arsenalit.

25-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 27 paraqitje me skuadrën e tij në të gjitha garat, duke realizuar shtatë gola dhe 12 asistime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat