Lengleti do të largohet nga Barcelona

Futboll

Lengleti do të largohet nga Barcelona

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 10:11
Clement Lenglet

Barcelona si duket e ka ndarë mendjen që ta lë mbrojtësin Clement Lenglet që të largohet, sipas raportimeve nga Sport.

Klubi po shpreson që fillimisht ta dërgojë francezin gjetkë në huazim, me mundësinë që klubi që do ta huazonte më pas ta blinte.

Mirëpo, ende nuk dihet se cilat klube do të ishin të gatshme që ta transferonin përfaqësuesin e Francës.

Lenglet luan që tri stinorë në “Camp Nou” por duket se katalunasit nuk e shohin si opsionin më të mirë në qendër të mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat